Vdekja e 16-vjeçares shqiptare në Greqi / U gjet pranë kishës, para pak ditësh denoncoi në polici një mik - Gazeta Express
string(102) "vdekja-e-16-vjecares-shqiptare-ne-greqi-u-gjet-prane-kishes-para-pak-ditesh-denoncoi-ne-polici-nje-mik"

Vdekja e 16-vjeçares shqiptare në Greqi / U gjet pranë kishës, para pak ditësh denoncoi në polici një mik

Gazeta Express

15/07/2020 12:31

Mbetet ende e mbuluar me mister vdekja e vajzës 16-vjecare shqiptare, e cila u gjet sot në mëngjes e vdekur nga pastrues të komunës së Trikalës në zonën e kodrës së Profit Ilias.

Sipas nediave greke, vajza 16-vjeçare, ishte larguar nga shtëpia e saj për shëtitje të martën në mbrëmje dhe nuk u kthye më.

Lexo Edhe:

trikala-nekri1

Ajo u gjet e vdekur në pyllin pranë kishës dhe sipas informacioneve, ajo ka lëndime në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit të saj.

Familja ka qenë duke kërkuar për vajzën që nga dje dhe motra e saj binjake madje njoftoi edhe në polici, duke deklaruar se kishin ore qe e kerkonin dhe nuk kishin asnje komunikim me te.

astynomia-ptwma-peripoliko-trikala-artyhrou

Mesohet se 16-vjeçarja është me origjinë shqiptare dhe jetonte në qendër të Trikalës me familjen e saj.

Ajo ka një motër binjake dhe dy vëllezër të moshës 27 dhe 30 vjeç. Babai i saj ishte në Shqipëri këto ditë për shkak të detyrimeve të punës.

Sipas informacionit dhene nga TV10.gr, vajza i ishte drejtuar policisë disa ditë më parë, duke raportuar një rast dhune nga një mik.

Ekzaminuesi mjekësor ka shkuar në zonë, si dhe një ekip nga drejtoria e krimit kundër jetës në mënyrë që të hedhë “dritë” për rastin. Policia ka rrethuar zonën për hetime dhe mbledhjen e provave.