Vazhdon drama: Mohamed Salah është lënë jashtë skuadrës, për ndeshjen e Liverpoolit ndaj Interit - Gazeta Express
string(94) "vazhdon-drama-mohamed-salah-eshte-lene-jashte-skuadres-per-ndeshjen-e-liverpoolit-ndaj-interit"

Futboll

Gazeta Express

08/12/2025 17:20

Vazhdon drama: Mohamed Salah është lënë jashtë skuadrës, për ndeshjen e Liverpoolit ndaj Interit

Futboll

Gazeta Express

08/12/2025 17:20

Të shtunën, Liverpooli barazoi 3-3 me Leedsin në “Elland Road”, edhe pse ishte dy herë në pozitën e fituesit.

Kjo ndeshje, ishte e treta me radhë që egjiptiani, Mohamed Salah ishte në bankën rezervë.

Pas barazimit me Leedsin, egjiptiani shpërtheu ndaj trajnerit të Liverpoolit, Arne Slot, madje edhe duke fajësuar klubin për mënyrën se si është duke u trajtuar.

“E kam thënë shumë herë më parë se kam pasur një marrëdhënie të mirë me trajnerin, dhe papritur nuk kemi më asnjë marrëdhënie,” u tha ai gazetarëve sportivë.

“Nuk e di pse, por mua më duket sikur dikush nuk më do në klub. Më duket sikur klubi më ka ‘hedhur nën autobus’. Kështu po ndihem. Mendoj se është shumë e qartë që dikush ka dashur që unë të marr gjithë fajin. Këtë klub, unë gjithmonë do ta mbështes. Edhe fëmijët e mi gjithmonë do ta mbështesin. E dua klubin shumë dhe gjithmonë do ta dua. Situata nuk është e pranueshme për mua, për të qenë i sinqertë. Nuk e kuptoj. Është sikur po më hedhin gjithnjë e më shumë nën autobus. Nuk mendoj se jam unë problemi. Kam bërë shumë për këtë klub. Nuk kam pse të luftoj çdo ditë për pozicionin tim, sepse e kam fituar atë. Nuk jam më i madh se askush, por e kam fituar pozicionin tim. Është futboll. Është si është”, shtoi ai.

Mirëpo, duket se këto deklarata i kanë kushtuar atij, pasi Arne Slot ka vendosur ta lë jashtë ndeshjes së Ligës së Kampionëve me Interin.

Liverpooli ka marrë rrugën këtë pasdite për në Milano, me klubin që ka njoftuar në uebsajtin e tij zyrtar për 19 lojtarët që kanë marrë rrugën për Itali.

Skuadra e Liverpoolit ndaj Interit: Alisson Becker, Joe Gomez, Virgil Van Dijk, Ibrahima Konate, Milos Kerkez, Florian Wirtz, Dominik Szoboszlai, Alexander Isak, Alexis Mac Allister, Connor Bradley, Curtis Jones, Hugo Ekitike, Giorgio Mamardashvili, Andy Robertson, Woodman, Ryan Gravenberch, Nyoni, Rio Ngumoha, Lucky.

Ndeshja Inter – Liverpool luhet nesër me fillim nga ora 21:00 në “Giussepe Meazza”, në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement