Van Dijk: Ky sezon nuk mund të përfundojë kështu - Gazeta Express
string(47) "van-dijk-ky-sezon-nuk-mund-te-perfundoje-keshtu"

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 17:33

Van Dijk: Ky sezon nuk mund të përfundojë kështu

Futboll

Gazeta Express

25/04/2024 17:33

Liverpool dështoi në derbin e “Merseyside” ndaj Everton teksa u mposht në “Goodison Park” me rezultatin 2-0.

Një disfatë që të kuqve iu “djeg” shumë pasi i zvogëlon jashtë mase shanset e Liverpool për të synuar titullin e Premier League.

Lexo Edhe:

Pas kësaj humbje, edhe kapiteni Virgil Van Dijk nuk është kursyer me kritikat drejtuar shokëve të skuadrës me holandezin që u shpreh se skuadra nuk bëri maksimumin në fushë.

“Jemi shumë të zhgënjyer, mendoj se secili nga ne duhet të shohë më mirë se çfarë bëri në fushë. Duhet të bëjmë pyetjen nëse vërtet treguam maksimumin në fushë dhe nëse vërtet e duam titullin kampion. Nuk mund të lejojmë që ky sezon të përfundojë në këtë mënyrë.

Duhet të vazhdojmë të luftojmë sepse ka ende ndeshje, por nëse luajmë si ndaj Everton atëherë nuk kemi asnjë shans për titullin. Në ndeshje të tilla, minimumi që duhet të bëjmë është të luftojmë. Ne na mungoi kjo, duhet ta shohim veten në pasqyrë dhe të reflektojmë. Kjo është e papranueshme”, u shpreh Van Dijk.