Van Dijk i pakënaqur me vendimet pas disfatës ndaj Bournemouthit - Gazeta Express
string(64) "van-dijk-i-pakenaqur-me-vendimet-pas-disfates-ndaj-bournemouthit"

Sport

Gazeta Express

24/01/2026 22:02

Van Dijk i pakënaqur me vendimet pas disfatës ndaj Bournemouthit

Sport

Gazeta Express

24/01/2026 22:02

Virgil van Dijk ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj arbitrimit pas humbjes dramatike të Liverpoolit ndaj Bournemouthit, e cila u vendos me golin e minutës së 95-të.

Kapiteni i “Reds” beson se është penguar në zonë gjatë aksionit që çoi te goli vendimtar i Amine Adlit, por as gjyqtari dhe as VAR-i nuk e konsideruan faull. “U ndjeva i bllokuar, por vendimi ishte tjetër,” tha Van Dijk për Sky Sports.

Ndryshe mendon ish-lojtari i Liverpoolit, Jamie Redknapp, i cili theksoi se Van Dijk u pengua nga bashkëlojtari i tij, Curtis Jones, ndërsa lavdëroi reagimin e shpejtë të Adlit në zonë.

Edhe trajneri Arne Slot pati ankesa pas ndeshjes, duke vënë në pah kohën shtesë prej vetëm katër minutash në pjesën e dytë. “Ishin shumë ndërprerje për kaq pak minuta shtesë,” u shpreh holandezi, duke pranuar se Liverpooli regjistroi një tjetër humbje. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement