Valdrin Pnishi i klubit të xhudos “Polici” fiton medalje të artë në Sllovaki - Gazeta Express
string(74) "valdrin-pnishi-i-klubit-te-xhudos-polici-fiton-medalje-te-arte-ne-sllovaki"

Valdrin Pnishi i klubit të xhudos “Polici” fiton medalje të artë në Sllovaki

Sporte tjera

Gazeta Express

04/03/2024 9:20

Klubi i xhudos “Polici” nga Prishtina ka marrë pjesë me një garues në turneun ndërkombëtar të xhudos “Grand Prix” në Banska Bystrica të Sllovakisë.

Valdrin Pnishi ishte i suksesshëm në kategorinë U-18 deri në 50 kilogramë për kadetë duke e fituar medaljen e artë gjatë fundjavës.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, të nesërmen ai i bëri katër fitore dhe dy humbje në grupmoshat U-15 dhe përfundoi si i pesti duke mos arritur ta fitonte medaljen e dytë në turneun ku morën pjesë 35 klube nga 8 shtete.

“Nje garues, një medalje e artë në U-18 është sukses i mirë edhe pse Valdrini para dy vitesh i ka fituar dy medalje, një të artë e një argjendi. Shkojmë në garën e radhës në Bardejov të Sllovakisë. Një falënderim shkon për trajnerët: Bekim Salihu, Vendim Raci, Linda Cena dhe Kastriot Cena”, ka shkruar trajneri Anton Cena në Facebook. /Gazeta Express/