Vaksinohen edhe 18.555 persona në Kosovë - Gazeta Express
string(40) "vaksinohen-edhe-18-555-persona-ne-kosove"

Vaksinohen edhe 18.555 persona në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 15:21

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 425.551 qytetarë.

Lexo Edhe:

Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar 1.147.803 persona.

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 6.630 testime, prej tyre 259 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 850 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.

Në total numri i rasteve aktive është 11.862.