Vajza i kërkon një mundësi të dytë ish të fejuarit në 'Dua të të bëj të lumtur', ai habit me veprimin e tij - Gazeta Express
string(104) "vajza-i-kerkon-nje-mundesi-te-dyte-ish-te-fejuarit-ne-dua-te-te-bej-te-lumtur-ai-habit-me-veprimin-e-tij"

Vajza i kërkon një mundësi të dytë ish të fejuarit në ‘Dua të të bëj të lumtur’, ai habit me veprimin e tij

Gazeta Express

15/03/2020 10:26


E ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, mbrëmjen e sotme, Klaudia i ka kërkuar një mundësi të dytë ish të fejuarit. E reja tregoi se me Artanin ishin njohur kohë më parë dhe kishin rënë në dashuri. Ata kishin vendosur që lidhjen e tyre ta bënin zyrtare dhe kishin shpallur fejesën, por Klaudia dhe Artani kishin një javë që nuk komunikonin.

Klaudia në studio rrëfeu se Artani e kishte bllokuar atë në çdo rrjet social dhe se nuk i fliste, por vetëm i kishte thënë që midis tyre kishte marrë fund.

Lexo Edhe:

Ajo e kishte ftuar atë në studion e “Dua të të bëj të lumtur” për të kuptuar më shumë se cila ishte arsyeja e prishjes së fejesës. Megjithatë Artani nuk e kishte pranuar ftesën dhe nuk erdhi në studio.

Gjatë bisedës mes Arbana Osmanit dhe Klaudias u zbulua se kjo e fundit i kishte dërguar mesazhe ofendues prindërve të Artanit.

Klaudia tregoi se kjo ishte fejesa e tretë e saj dhe nuk dëshironte që të përfundonte në këtë mënyrë.