Uta Ibrahimi e ka bërë një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj.
Alpinistja nga Kosova ditë më parë u ngjit në majën e dytë më të lartë në botë, por të parën për nga vështirësia, shkruan “Gazeta Express”.
Ajo me këtë rast i ngriti lart flamurin kombëtar dhe atë shtetëror të Kosovës, ndërsa nuk mundi t’i mbante lotët pas kësaj arritjeje të jashtëzakonshëm.
Uta thotë se për të arritur deri këtu ka punuar dhe ka sakrifikuar shumë, por që ia ka vlejtur në fund.
“Jam e lumtur që sadopak po e lartësoj vendin tim Kosovën dhe po i vendos flamujt e mi të dashur nëpër çatitë e botës”, ka shkruar ajo. /Gazeta Express/