US Open: Raducanu e mposht Fernandezin për ta fituar titullin e parë grand slam - Gazeta Express
string(78) "us-open-raducanu-e-mposht-fernandezin-per-ta-fituar-titullin-e-pare-grand-slam"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/09/2021 8:46

US Open: Raducanu e mposht Fernandezin për ta fituar titullin e parë grand slam

Sporte tjera

Gazeta Express

12/09/2021 8:46

Emma Raducanu i ka dhënë fund pritjes 44-vjeçare të Britanisë së Madhe për ta fituar një titull grand slam në konkurrencën e grave, pasi e mposhti Leylah Fernandezin për ta fituar US Open në stil drithërues.

18-jeçarja e mundi 19-vjeçaren nga Kanadaja 2:0 në sete, 6:4, 6:3, në një finale të cilësisë shumë të lartë të shtunën mbrëma në Nju Jork, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Raducanu cau këmbën kur po shërbente për ta fituar finalen dhe pati nevojë për pushim të shkurtër mjekësor kur Fernandez kishte mundësi për t’ia thyer shërbimin.

Kjo e zemëroi kanadezen e cila u ankua ndaj zyrtarëve për pushimin e saj mjekësor.

Megjithatë, Raducanu u rikthye dhe e mbrojti shërbimin e saj para se ta mbyllte finalen në mundësinë e tretë.

Raducanu dhe Fernandez u përqafuan në përfundim të finales dhe britanikja u ngjit shkallëve të Arthur Ashe Stadium për ta festuar triumfin me ekipin e vet.

Raducanu u përkrah në tribuna nga Virginia Wade, e cila ishte gruaja e fundit britanike që e kishte fituar një trofe të madh në Wimbledon 1977. /Gazeta Express/