Unitedi po i ‘ruan’ paratë për transferimin e ëndrrave në mesfushë - Gazeta Express
string(64) "unitedi-po-i-ruan-parate-per-transferimin-e-endrrave-ne-mesfushe"

Futboll

Gazeta Express

01/07/2026 16:03

Unitedi po i ‘ruan’ paratë për transferimin e ëndrrave në mesfushë

Futboll

Gazeta Express

01/07/2026 16:03

Manchester Unitedi thuhet se po ruan një shumë të madhe parash për të tentuar transferimin e Aurelien Tchouameni gjatë afatit kalimtar veror.

Unitedi do të duhet të rikthehet te planet për përforcimin e mesfushës pasi humbi garën për mesfushorin e West Ham, Mateus Fernandes.

Tottenham ka arritur marrëveshje prej 85 milionë funtesh për transferimin e mesfushorit qendror, një shumë që Unitedi nuk ishte i gatshëm ta paguante për lojtarin.

“Djajtë e Kuq” më herët e zbehën interesimin për objektivin kryesor Elliot Anderson, pasi u bë e qartë se ai do të kushtonte 116 milionë funte.

Megjithatë, klubi mund të thyejë rekordin e vet të transferimeve për të sjellë një mesfushor të nivelit elitar këtë verë.

Michael Carrick e ka vendosur përforcimin e mesfushës si prioritet për muajt në vazhdim, me të paktën dy afrime të reja që priten t’i bashkohen ekipit të parë.

Unitedi tashmë ka rënë dakord për një tarifë fillestare prej 35 milionë funtesh për transferimin e Ederson nga Atalanta dhe është i gatshëm të shpenzojë shumë për një emër të madh nëse paraqitet profili i duhur.

Klubi vazhdon të preferojë një lojtar me përvojë në Premier League dhe mban interes për talentin e Bournemouth, Alex Scott, si dhe mesfushorin e Brighton, Carlos Baleba. Në radar mbetet edhe ylli i Borussia Dortmund, Felix Nmecha, ndërsa mesfushori i Real Madrid, Aurelien Tchouameni, konsiderohet objektivi i ëndrrave.

Sipas “Football Transfers”, Tchouameni “ka qenë gjithmonë objektivi i ëndrrave” për United këtë verë, megjithëse e ardhmja e tij mbetet e paqartë pas rikthimit të Jose Mourinhos te Real Madridi.

Nuk dihet nëse trajneri portugez do të ishte i gatshëm të lejonte largimin e reprezentuesit francez dhe, edhe nëse do ta bënte këtë, 26-vjeçari do të duhej të ulte kërkesat e tij financiare për ta bërë të mundur transferimin.

Tchouameni aktualisht ndodhet në Kupën e Botës dhe do të ketë të drejtën e një pushimi të zgjatur pas përfundimit të turneut, ndaj çdo transferim i mundshëm për të nuk pritet të realizohet deri në javët e fundit të afatit kalimtar.

Kjo do të thotë se Unitedi mund të detyrohet të presë me ankth për të mësuar nëse do të arrijë ta transferojë objektivin e ëndrrave para mbylljes së merkatos./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement