Unitedi afër ta kompletojë edhe një transferim, disa orë pasi e ‘mbylli’ marrëveshjen për Santosin - Gazeta Express
string(95) "unitedi-afer-ta-kompletoje-edhe-nje-transferim-disa-ore-pasi-e-mbylli-marreveshjen-per-santosin"

Futboll

Gazeta Express

09/07/2026 20:44

Unitedi afër ta kompletojë edhe një transferim, disa orë pasi e ‘mbylli’ marrëveshjen për Santosin

Futboll

Gazeta Express

09/07/2026 20:44

Manchester Unitedi është pranë kompletimit të transferimit të një lojtari të lirë, vetëm pak orë pasi u raportua se ka arritur marrëveshje me Chelsean për blerjen e Andrey Santos për 50 milionë funte.

Santos pritet t’i bashkohet skuadrës së Michael Carrick në një marrëveshje me vlerë 48 milionë funte plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh, ndërsa është duke u përgatitur t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor te “Djajtë e Kuq”, të cilët po vazhdojnë rindërtimin e mesfushës.

Largimi i Casemiros, i kombinuar me mungesën afatgjatë të Manuel Ugartes, i cili pësoi një dëmtim të rëndë të ligamentit të kryqëzuar (ACL) gjatë Kupës së Botës, ka bërë që United të kërkojë përforcime të tjera në repartin qendror.

Përveç mesfushës, klubi po punon edhe për zgjidhjen e situatës në portë.

Andre Onana është transferuar te Trabzonspori në formë huazimi për një sezon, ndërsa edhe Altay Bayindir pritet të largohet.

Më herët gjatë këtij muaji u raportua se Manchester Unitedi po shqyrtonte mundësinë e transferimit të Karl Darlow, në kërkim të një portieri rezervë.

35-vjeçari u largua nga Leeds Unitedi këtë verë pas skadimit të kontratës dhe u bë titullar i padiskutueshëm i skuadrës së Daniel Farke nga mesi i janarit deri në fund të sezonit, pasi zëvendësoi Lucas Perrin.

Për Darlow kishte interesim edhe nga Evertoni, por sipas “The Athletic”, Manchester Unitedi ndodhet në fazën përfundimtare të negociatave dhe është shumë pranë arritjes së marrëveshjes.

Raporti thekson se portieri i përmbushte të gjitha kriteret që kërkonte United, falë përvojës së tij në Premierligë.

Ai pritet të jetë alternativa rezervë e Senne Lammens, ndërsa klubi përgatitet për rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Shumë tifozë prisnin që Radek Vitek të merrte mundësinë në ekipin e parë.

Megjithatë, portieri 22-vjeçar çek, i cili impresionoi gjatë huazimit te Bristol City në Championship, pritet të largohet sërish, qoftë në formë huazimi apo me transferim të përhershëm.

Ndërkohë, Tom Heaton ka rinovuar kontratën edhe për një vit dhe do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm udhëheqës në dhomat e zhveshjes.

40-vjeçari, i cili iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2021, deklaroi: “Është një nder i madh të vazhdoj të përfaqësoj Manchester Unitedin. Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të luaj rolin tim për ta çuar skuadrën përpara dhe për ta ndihmuar grupin të luftojë për trofetë më të mëdhenj”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement