Shkëndija e Tetovës ka shënuar një fitore të madhe në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
Në Gjibraltar, kuqezinjtë triumfuan thellë 0:5, duke e vulosur çështjen e ekipit që kualifikohet tutje qysh në ndeshjen e parë.
Ndzengue kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 28-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën, Shkëndija shënoi edhe plotë katër herë tjera, duke dominuar totalisht takimin.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Shkup, por me shumë gjasa, Shkëndija është në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.