Unë kam disa pyetje - Gazeta Express
string(19) "une-kam-disa-pyetje"

Unë kam disa pyetje

Gazeta Express

19/12/2019 17:17

Përfiton Kosova më shumë nëse nuk e jep Hashimin për viza, apo përfiton më shumë nëse nuk e jep Veriun për Luginën?

Shkruan Lis Bukuroca

Lexo Edhe:

I gëzohesh më shumë dështimit të Albinit,

apo i trishtohesh më shumë

fitores së Isa Mustafës?

 

Është më mirë të martohesh me një burrë (grua)

shumë të shëmtuar,

por shumë të mençur,

apo me një burrë (grua) shumë të bukur,

por shumë të trashë nga mendja?

*

Ishte më e lehtë për të ikur

nga diktatura,

apo ishte më e rëndë

të duartrokitej ajo?

*

Është më fisnike të jesh veteran i penduar

pse ke marrë pjesë në luftë,

apo veteran i penduar

pse nuk ke marrë pjesë në luftë?

*

Të pëlqen më shumë të udhëhiqesh nga një tradhtar

i padëshmuar,

apo të pëlqen më shumë të udhëhiqesh nga një hajn

i dëshmuar?

*

Do të parapëlqeje të shoqërohesh në ferr n

ga zoti,

apo do të parapëlqeje shoqërimin në parajsë

nga djalli?

*

A është ndjesi më e  keqe të tradhtosh

gruan (burrin)

apo është ndjesi më e mirë të tradhtohesh

prej saj (tij)?

*

Është më e madhe dëshira për të ikur

nga një burrë i dhunshëm,

apo është tuta më e madhe

për të qëndruar me të?

*

Është kompliment më i madh të thuhet

se je i dijshëm si Ramushi,

apo komplimenti është më i madh kur të thuhet

je injorant si Albini?

*

Është nder më i madh nëse të thuhet se je karrierist dhe makiavelist

 i mirë si Isa Mustafa,

apo kur të thuhet se je karrierist makiavelist

i lig si Hashim Thaçi?

*

A është më keqdashës shkatërrimi i zemrës

nga Sali Berisha,

apo më i mirëseardhur është shkatërrimi i shpirtit

nga Edi Rama?

*

Më mirë do të arratiseshe nga varfëria që të shkakton pushtuesi,

apo është më trishtuese të mbetesh duke vështruar

se si shteti jot shkatërron të tashmen tënde

dhe ardhmërinë e fëmijëve tu?

*

Cilën jetë do të zgjidhje?

Nja 80 vjet parajsë këtu

dhe ferrin pas vdekjes,

apo nja 80 vjet xhenem këtu

dhe pas vdekjes parajsë?

*

Më shumë do të mburreshe nëse burgosesh

për 20 vjet nga Serbia,

apo do të përjetoje më shumë kënaqësi

pse ke duruar 20 vjet vjedhjen e atdheut?

*

Më e gjatë të duket rruga derisa të arrish në takimin e parë

me një grua (burrë),

apo më e gjatë të duket rruga te gjykata për shkurorëzim

nga gruaja (burri) e parë,

edhe pse largësia është e barabartë?

*

Kur kthehet burri në shtëpi qe gëzuar më shumë

kur doli jashtë,

apo dëshpërohesh më shumë

pse nuk qëndroi më shumë ?

*

Është më e moralshme një dashuri shumë e madhe

njëjavore,

apo është më e pamoralshme bashkëjetesa

e përjetshme

pa dashuri?

*

Përfiton Kosova më shumë

nëse nuk e jep Hashimin për viza,

apo përfiton më shumë

nëse nuk e jep Veriun për Luginën?

*

Në demokraci normale,

nuk është normale ish-kryeministri

të bëhet kryetar i vendit normal.

 Në demokracitë tribale,

nuk është normale,

ish-kryeministri të mos bëhet kryetar normal

i vendit jonormal!

*

Është më e moralshme të quhesh Morales

(ish-kryetar i Bolivisë që kërkoi azil në Argjentinë )

dhe të akuzohesh për financim të terrorizmit,

apo është më e pamoralshme të jesh besimtar i devotshëm

duke predikuar urrejtjen

dhe terrorizmin?

*

Ke frikë më shumë nëse të merr në pyetje

zoti personalisht,

apo ke më pak frikë nëse të merr në pyetje

djalli personalisht?

*