Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për një ushtrim fushor të emëruar “Ujku i Pamposhtur 01” që do të realizohet në rajonin e Gjakovës.
Ushtrimi do të nisë më 31 maj dhe do të zgjasë deri më 5 qeshor, ndërsa FSK kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.
“Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, tha FSK.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...