Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka shkruar për vdekjen e të ndjerit Fatjon Bunjakut.
22-vjeçari Bunjaku vdiq në një aksident rrugor, afër Vushtrrisë, shkruan “Gazeta Express”.
Ai ishte pjesë e Elbasanit, teksa në karrierë kishte luajtur edhe për Trepçën, Lirinë, Phoenixin, Gjilanin e Malishevën.
Në një postim në platformën “X”, UEFA shkroi për të ndjerin Bunjaku.
“Shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen më të thellë për FFK-në pas ndarjes nga jeta të 22-vjeçarit Fatjon Bunjaku. Mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë dhe ish-shokët e ekipit gjatë kësaj kohe të vështirë”, thuhet në postim.
Përveç kësaj, UEFA ka përgatitur edhe një artikull për ish-yllin e kombëtares së Kosovës U21.
“I lindur në Vushtrri, Bunjaku konsiderohej si një sulmues i ri premtues që ka përfaqësuar disa klube gjatë karrierës së tij, përfshirë Elbasanin, Malishevën, Gjilanin, Lirinë dhe Trepçën. I njohur për përkushtimin dhe pasionin e tij për futbollin, ai fitoi respektin e shokëve të ekipit, trajnerëve dhe tifozëve kudo që luajti”, shkruan UEFA.
🤍 We extend our deepest condolences and support to @FFK_KS following the passing of 22-year-old Fatjon Bunjaku.
— UEFA (@UEFA) June 8, 2026
Our thoughts are with his family, friends and former teammates during this difficult time.
Vdekja e Bunjakut tronditi futbollin kosovar, me të ndjerin që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Klube, futbollistë e trajnerë u bën bashkë në shprehjen e ngushëllimeve për shuarjen e yllit kosovar./GazetaExpress/