Federata daneze e ka vendosur një rregull të ri, pas rastit të kolapsimit të Eriksenit mbrëmë - Gazeta Express
string(92) "federata-daneze-e-ka-vendosur-nje-rregull-te-ri-pas-rastit-te-kolapsimit-te-eriksenit-mbreme"

Futboll

Gazeta Express

08/06/2026 17:20

Federata daneze e ka vendosur një rregull të ri, pas rastit të kolapsimit të Eriksenit mbrëmë

Futboll

Gazeta Express

08/06/2026 17:20

Kombëtarja e Danimarkës ka vendosur të fusë një rregull të ri që vlen për të gjithë lojtarët e saj, pas incidentit të rëndë ku Christian Erikseni u rrëzua në fushë për herë të dytë gjatë një ndeshjeje.

Erikseni u rrëzua pasi mbajti gjoksin në minutën e 65-të të miqësores së Danimarkës kundër Ukrainës në Odense.

Ai mori trajtim mjekësor në fushë për rreth 13 minuta, ndërsa lojtarët u grumbulluan për të mbrojtur mesfushorin e Wolfsburgut.

Sipas mjekut të kombëtares daneze, Erikseni rifitoi vetëdijen dhe u ngrit në këmbë para se të dërgohej me ambulancë në spital.

Megjithatë, ndeshja u ndërpre në minutën e 75-të me Danimarkën në epërsi 2–1.

Ky ishte incidenti i dytë serioz për Eriksenin, pasi në vitin 2021 ai kishte pësuar arrest kardiak gjatë EURO 2020 kundër Finlandës, ku u rikthye në jetë në fushë.

Pas ngjarjes së fundit, lojtarët danezë u pa se ishin thellësisht të tronditur.

Të dy ekipet u përshëndetën me duartrokitje për tifozët në skena emocionale.

Për të mbrojtur shëndetin mendor dhe mirëqenien e lojtarëve, Federata Daneze e Futbollit ka urdhëruar që asnjë lojtar të mos udhëtojë i vetëm pas ndeshjeve të tilla. Ata duhet të udhëtojnë me familjarë ose si grup.

Drejtori i federatës, Peter Møller, tha: “Ne kemi siguruar që askush të mos udhëtojë vetëm në shtëpi. Ata ose udhëtojnë me prindër, familje ose si grup me njëri-tjetrin”.

Trajneri Brian Riemer gjithashtu pritet të kontaktojë secilin lojtar për të kontrolluar gjendjen e tyre psikologjike dhe nëse kanë nevojë për ndihmë.

Kapiteni Pierre-Emile Højbjerg tha se ishte në “shok” pas incidentit dhe se prioriteti i tij ishte familja dhe fëmijët.

Pas arrestit të parë kardiak në EURO 2020, Erikseni ishte pajisur me një pajisje ICD (defibrilator i implantueshëm), i cili monitoron ritmin e zemrës dhe ndërhyn në rast të rrahjeve të rrezikshme.

Sipas disa mjekëve të cituar në media, ekziston mundësia që pajisja të ketë dhënë një goditje elektrike për të stabilizuar ritmin e zemrës, gjë që mund të shpjegojë reagimin e tij të menjëhershëm.

Erikseni u dërgua në spital së bashku me bashkëshorten e tij, ndërsa ende nuk ka dhënë një deklaratë publike për incidentin e dytë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement