U vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë - Gazeta Express
string(79) "u-vazhdohet-edhe-per-dy-muaj-paraburgimi-tre-te-dyshuarve-per-sulmin-ne-banjske"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 11:27

U vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 11:27

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë.

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Lexo Edhe:

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 22.04.2024 ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje dy muaj”,  tha Gashi.