U tha së është sëmurë Big Mama – ajo tregon se pse ishte në spital kirurgjik - Gazeta Express
string(74) "u-tha-se-eshte-semure-big-mama-ajo-tregon-se-pse-ishte-ne-spital-kirurgjik"

U tha së është sëmurë Big Mama – ajo tregon se pse ishte në spital kirurgjik

Yjet

Gazeta Express

18/06/2024 21:49

Fillimisht për të u fol se vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit, por këngëtarja vendosi të sqaronte një herë e mirë të gjitha thashethemet.

Ajo tregoi se iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tëmthit, prej të cilit vuante prej kohësh.

“Unë isha në Turqi, fillimisht për një pjesë të emisionit tim e më pas më dolën edhe disa punë e vështirësi të tjera. Isha në një klinikë kirurgjikale, kam operuar lukthin, domethënë e kam zvogëluar atë dhe gjatë analizave mjekët kanë konstatuar se duhej të hiqja edhe tëmthin për shkak se rrezikoja”, ka sqaruar këngëtarja.

Në fakt, thashethemet për Big Mamen nuk janë ndalur asnjëherë.