Ylber Ramadani e ka konfirmuar një sezon të jashtëzakonshëm në Serie A, duke u renditur lojtari me më shumë kilometra të përshkuara në gjithë kampionatin italian për edicionin 2025/26.
Mesfushori i Lecces ka qenë një nga lojtarët më punëtorë dhe më konstantë të sezonit, duke mbuluar plot 421.58 kilometra në total, një shifër që e vendos në krye të listës së “motorëve” të Serisë A.

Pas tij renditet mesfushori i Roma, Bryan Cristante, me 412.44 kilometra, ndërsa në vendin e tretë është Morten Frendrup i Genoa-s me 403.62 kilometra.
Kjo statistikë e konfirmon Ramadanin si një nga mesfushorët më të rëndësishëm të kampionatit, duke spikatur jo vetëm për ndërhyrjet dhe ekuilibrin në mesfushë, përcjelll Syri, por sidomos për intensitetin dhe punën e palodhur në çdo ndeshje.
Performanca e tij e vazhdueshme e ka tërhequr vëmendjen në Itali, ku vlerësohet si një nga lojtarët më të disiplinuar taktikisht dhe fizikisht në kampionat, duke u kthyer në një pikë kyçe për Leccen gjatë gjithë sezonit.