U shpallën “non grata”: Dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut nuk lejohet të futen në Shqipëri për 10 vite, për njërin u lëshua edhe urdhër dëbimi - Gazeta Express
string(140) "u-shpallen-non-grata-dy-shtetasit-nga-maqedonia-e-veriut-nuk-lejohet-te-futen-ne-shqiperi-per-10-vite-per-njerin-u-leshua-edhe-urdher-debimi"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 13:34

U shpallën “non grata”: Dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut nuk lejohet të futen në Shqipëri për 10 vite, për njërin u lëshua edhe urdhër dëbimi

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 13:34

Valon Bela dhe Bekir Halimi, dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut që u shpallën non grata nuk do të lejohen të futen në territorin shqiptar për një periudhë 10-vjeçare.

Ndërkohë mësohet se për Valon Beljan autoritetet shqiptare kanë lëshuar edhe urdhër dëbimi.

Mësohet se motivacioni për të cilin dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut janë shpallur non grada kanë të bëjnë me vepra ose propagandë kundër sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, sigurisë kombëtare, rendit kushtetues dhe rendit e sigurisë publike.

Po ashtu, në motivacion përmenden edhe dyshime për anëtarësim në organizata terroriste, si dhe përkrahje ose kryerje të veprimeve anarkiste kundër shtetit ligjor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement