Këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike Gani Jakupi, ka reaguar për herë të parë pas raportimit të Periskopit se është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami dhe paguhet 7 mijë e 500 euro në muaj ose 90 mijë euro në vit nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Super-këshilltari ka shkëmbyer komente me një llogari në Facebook, duke thënë se ka te vërteta në raportim, por se nuk ka të drejtë ta komentojë publikisht.
“Ka t’vërteta e ka edhe rrenë. Ose dezinformim. Por nuk kam t’drejtë me komentue publikisht”, ka shkruar Jakupi.
LNeptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “Ditët me FAT”...