Rikthehen temperaturat e larta, në vikend pritet të arrijnë në 36 gradë, IHMK jep disa këshilla për qytetarët - Gazeta Express
string(107) "rikthehen-temperaturat-e-larta-ne-vikend-pritet-te-arrijne-ne-36-grade-ihmk-jep-disa-keshilla-per-qytetaret"

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 20:17

Rikthehen temperaturat e larta, në vikend pritet të arrijnë në 36 gradë, IHMK jep disa këshilla për qytetarët

Lajme

Gazeta Express

31/07/2026 20:17

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që pritet të mbaj gjatë fundjavës, duke bërë të ditur se nesër, ditë e shtunë, pritet të ketë mot të nxehtë, me temperaturat që parashikohet të arrijnë deri në 36 gradë celsius.

Të dielën, shton IHMK, po ashtu do të jetë ‘’mot shumë i nxehtë’’, ku temperaturat sërish pritet të arrijnë në 36 gradë celsius, përcjell Gazeta Express.

Nga IHMK’ja, për shkak të temperaturave të larta, bëhet thirrje që, qytetarët konsumojnë lëngje në sasi të mjaftueshme; Të shmangin aktiviteteve të rënda fizike në ambiente të hapura gjatë mesditës; Dhe, të qëndrojnë në vende të freskëta dhe të ajrosura.

Postimi:

Parashikimi i motit për fundjavën (01–02 gusht 2026)

E shtunë (01.08.2026)

Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31°C deri në 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet:

Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në 17:00.

Përdorimi i mjeteve mbrojtëse nga dielli.

Konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit.

E diel (02.08.2026)

Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme.

Kushtet biometeorologjike

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të pafavorshme, sidomos gjatë orëve më të nxehta të ditës. Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë diellor mund të shkaktojnë lodhje, dehidrim dhe shqetësime te personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit.

Rekomandohet:

Konsumimi i lëngjeve në sasi të mjaftueshme.

Shmangia e aktiviteteve të rënda fizike në ambiente të hapura gjatë mesditës.

Qëndrimi në vende të freskëta dhe të ajrosura.

Kushtet agrometeorologjike

Moti me diell dhe temperaturat e larta do të favorizojnë pjekjen dhe vjeljen e kulturave bujqësore, si dhe zhvillimin e proceseve fenologjike.

Megjithatë, temperaturat e larta do të rrisin avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka. Prandaj rekomandohet:

* 💦 Ujitja e rregullt e kulturave që ndodhen në fazat më të ndjeshme të zhvillimit.

* 🌅 Ujitja të kryhet në orët e hershme të mëngjesit ose në mbrëmje, për të shmangur stresin termik dhe humbjet e ujit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement