Një klub i madh evropian i është vënë pas yllit të Unitedit, Benjamin Seskos - Gazeta Express
string(75) "nje-klub-i-madh-evropian-i-eshte-vene-pas-yllit-te-unitedit-benjamin-seskos"

Futboll

Gazeta Express

31/07/2026 20:24

Një klub i madh evropian i është vënë pas yllit të Unitedit, Benjamin Seskos

Futboll

Gazeta Express

31/07/2026 20:24

Bayern Munichu po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Manchester Unitedit, Benjamin Šeško, gjatë kësaj merkatoje verore.

Sulmuesi slloven iu bashkua “Djajve të Kuq” nga RB Leipzig në vitin 2025 dhe fillimisht hasi vështirësi për të gjetur formën nën drejtimin e Ruben Amorimit, duke shënuar vetëm dy gola në 17 paraqitje.

Megjithatë, ardhja e Michael Carrick në janar ndryshoi situatën si për skuadrën, ashtu edhe për vetë futbollistin.

Manchester Unitedi e përfundoi sezonin në vendin e tretë dhe siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa Šeško shënoi nëntë gola nën drejtimin e trajnerit anglez në pjesën e dytë të sezonit.

Sezoni 2025/26 i 23-vjeçarit u mbyll para kohe, pasi ai pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Liverpoolit në muajin maj, duke humbur tre sfidat e fundit të Premierligës.

Pavarësisht dëmtimit, tifozët e Manchester United vunë re transformimin fizik të sulmuesit në fotografitë e fundit nga stërvitjet, ku ai u shfaq me një fizik dukshëm më të zhvilluar, në përgatitje për sezonin e ri në të katër kompeticionet: Ligën e Kampionëve, Premier League, FA Cup dhe Carabao Cup.

Sipas gazetarit të Bundesligës, Christian Falk, Bayern Munichu po e mban në vëzhgim Šeškon, pavarësisht se këtë verë ka transferuar reprezentuesin e Marokut, Ismael Saibari.

Bavarezët e shohin Šeškon si një sulmues klasik, çka do t’i mundësonte Harry Kane të luante më i tërhequr dhe të shfrytëzonte aftësitë e tij në organizimin e lojës.

Kane pritet të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës sapo të rikthehet në fazën përgatitore më 8 gusht, ndërsa Bayern është gati t’i ofrojë një zgjatje dyvjeçare.

Duke folur për mundësinë e transferimit të Šeškos, Christian Falk deklaroi për “Bayern Insider”: “Harry Kane e di se me kalimin e viteve nuk do të bëhet më i shpejtë, por të gjithë e shohin se ai ka një rol shumë të rëndësishëm te Bayern për shkak të pasimeve dhe aftësisë së tij për të ndërtuar lojën. Ai e ka tashmë në mendje mundësinë për të luajtur më i tërhequr, duke i lënë hapësirë një sulmuesi të pastër përpara. Kjo ide ekzistonte që kur Vincent Kompany mori drejtimin e ekipit në vitin 2024 dhe pikërisht për këtë arsye Bayerni dëshironte ta transferonte Benjamin Šeškon në atë kohë. Ai ishte shumë i shtrenjtë dhe Manchester United arriti ta transferonte një vit më vonë. Megjithatë, ideja për të sjellë një sulmues të tillë vazhdon të ekzistojë. Tani Bayerni ka edhe Ismael Saibarin, i cili mund ta mbulojë këtë rol, ndaj klubi do të vlerësojë nëse ka ende nevojë për një lojtar si Šeško në të ardhmen. Slloveni vazhdon të jetë në listën e objektivave dhe është një futbollist shumë interesant për Bayern. Nëse ai nuk arrin të shpërthejë plotësisht në Premier League, bavarezët mund t’i rikthehen kësaj ideje. Plani afatgjatë i klubit është të transferojë një sulmues që në të ardhmen mund të jetë pasardhësi i Harry Kane, por që mund të luajë edhe në një sistem me dy sulmues. Kjo është një nga idetë kryesore të Vincent Kompany”.

Šeško ka luajtur më parë në Bundesligë me RB Leipzigun mes viteve 2023 dhe 2025, ku realizoi 39 gola dhe dhuroi tetë asistime në 87 paraqitje.

Sulmuesi slloven ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2030./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement