U pyet për refuzimin e Kurtit, Ramën nuk e mbajnë nervat, braktis konferencën (VIDEO) - Gazeta Express
string(81) "u-pyet-per-refuzimin-e-kurtit-ramen-nuk-e-mbajne-nervat-braktis-konferencen-video"

U pyet për refuzimin e Kurtit, Ramën nuk e mbajnë nervat, braktis konferencën (VIDEO)

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2023 19:24

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme konferencën me gazetarët pasi u pyet për refuzimin për tu takuar nga Albin Kurti dhe Ballkanin e Hapur.

Rama dhe ministrat mbajtën një konferencë për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë lidhur me vendimet e marra.

Lexo Edhe:

I pari e mori fjalën kryeministri, i cili në përfundim të shpjegimit të një vendimi për studentët e mjekësisë, u pyet për refuzimin e një takimi nga Albin Kurti.

Rama refuzoi të përgjigjet. “Nuk kam lidhje me këtë. Jam këtu për këtë vendim. Për sa i përket vajtjes në Prishtine dhe gjithë turit do flas kur të jetë koha dhe do jetë nesër në Prishtinë”, tha ai.

Pas kësaj u pyet lidhur me kundërshtinë në deklaratat e tij, teksa iu kujtua thënia e tij se “Ballkani i Hapur nuk vdes kurrë” dhe më pas njoftimi i mbylljes së nismës.

Pas kësaj pyetje, Rama i bëri me shenjë ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu të afrohet te mikrofoni i podiumit të sajuar para kryeministrisë dhe u ktheu shpinën gazetarëve duke u larguar për në zyrën e tij.

/Gazeta Express