Theren me thikë dy persona gjatë një përleshje fizike në Komoran, policia konfirmon rastin- detaje - Gazeta Express
string(96) "theren-me-thike-dy-persona-gjate-nje-perleshje-fizike-ne-komoran-policia-konfirmon-rastin-detaje"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2026 22:49

Theren me thikë dy persona gjatë një përleshje fizike në Komoran, policia konfirmon rastin- detaje

Lajme

Gazeta Express

06/07/2026 22:49

Dy persona janë therur me thikë të dielën në Komoran të Drenasit gjatë një përleshjeje fizike.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai ka thënë se nga informatat fillestare tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre të goditur me mjet të mprehtë.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, (dy nga ta dyshohet se janë të lënduar nga një mjet i mpreht), të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement