“Vallëzimi i fundit” për Ronaldon, Spanja eliminon Portugalinë - Gazeta Express
string(59) "vallezimi-i-fundit-per-ronaldon-spanja-eliminon-portugaline"

Futboll

Gazeta Express

06/07/2026 23:02

“Vallëzimi i fundit” për Ronaldon, Spanja eliminon Portugalinë

Futboll

Gazeta Express

06/07/2026 23:02

Cristiano Ronaldo ka luajtur ndeshjen e tij të fundit në një Kampionat Botëror.

Spanja ka arritur ta mposht minimalisht 0:1 Portugalinë në 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Ishte ndeshje me pak raste shënimi, kurse momenti vendimtar erdhi në minutat shtesë, shkruan Gazeta Express.

Ishte Mikel Merino i cili shënoi pas asistimit të bukur nga Ferran Torres.

Kësisoj, Spanja avancon tutje, ku do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes SHBA – Belgjikë.

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo, në moshën 41 vjeçare e mbyll me Botërore pasi mori pjesë për gjashtë herë rekord, duke shënuar në secilin prej tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement