U përfol se debatoi ashpër me Arbana Osmanin, reagon mamaja e Beatrix Ramosajt - Gazeta Express
string(77) "u-perfol-se-debatoi-ashper-me-arbana-osmanin-reagon-mamaja-e-beatrix-ramosajt"

Rozë

Gazeta Express

13/01/2022 9:38

U përfol se debatoi ashpër me Arbana Osmanin, reagon mamaja e Beatrix Ramosajt

Rozë

Gazeta Express

13/01/2022 9:38

Në mediat rozë, qarkulluan lajme se nëna e Beatrixës, Antigone Ramosaj kishte pasur një konflikt me moderatoren, Arbana Osmani.

U tha se shkak janë bërë parashutat më datën 9 janar dedikuar Donaldit dhe sipas saj, të bijën po ja trajtojnë shumë keq.

Lexo Edhe:

Mirëpo, duket se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, pasi ka reaguar vetë mamaja e Beatrix. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka hedhur poshtë lajmet se ka bërë debat me Arbanën apo produksionin e këtij reality show.

“E shoh të arsyeshme të reagoj pas disa shpifjeve të publikuara në portale, ku thuhet se unë kam debatuar ashpër me Arbana Osmanin dhe produksionin për trajtimin dhe provokimet që po i bëhen vajzës time në BBV. Dua ta sqaroj se çdo takim mes meje dhe produksionit ka qenë miqësor. Nuk kam pasur përballje as me Arbanën e askënd tjetër. Të dashur ndjekës të BBV zgjidhni mediat ku informoheni”, ka shkruar Antigona.

/abcnews.al