Djali nga Gjakova, Atdhe Xharavina, i cili është futur në emisionin “Perputhen” për të gjetur dashurinë ka rrëmbyer zemrat e publikut.
Fillimisht, ai ra në sy për afeksionin e madh ndaj Ana Lleshit dhe gjestet e ëmbla të “dashurisë” për të.
Mirëpo, pas përjashtimit të Anës nga emisioni, Atdheu realizoi disa takime shumë romantike me Melisën dhe më vonë u shpreh se kishte gjithashtu pëlqim për Sindin.
Mirëpo, pak ditë më parë konkurrenti u filmua jashtë ambienteve të emisionit, teksa shfaqej në pishinë me një vajzë misterioze.
Videoja bëri xhiron e rrjetit dhe për shkak të afrimitetit që shfaqej në ato pamje dhe u aludua se Atdheu kishte diçka jashtë emisionit.
Megjithëse ai reagoi rrjete sociale duke u shprehur se jo çdo femër me të cilën ai del, domosdoshmërisht do të ketë diçka më shumë se miqësi, askush nuk e besoi.
Deri pak minuta më parë, kur vetë Atdheu i ka zbuluar të gjithëve për çfarë bëhet fjalë.
Videoja kompromentuese e çiftit në pishinë ka qenë në fakt pjesë e një reklame që ai ka realizuar, të cilën e ka ndarë edhe me ndjekësit në InstaStory.
Kjo nuk është hera e parë që Atdheu “kryqëzohet” për takime të rastësishme me vajza jashtë emisionit, por duket se me të vërtetë s’paska asgjë për t’u shqetësuar!
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...