Sot, në ndeshjen mes Ferizajt dhe Malishevës, futbollisti i kësaj së fundit, Emir Zogaj përsoi një lëndim të rëndë.
Ai ishte dërguaar me autoambulancë në spital menjëherë, teksa Malisheva ka njoftuar për gjendjen e tij.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, nga Malisheva thonë se ai është mirë.
“Emiri është mirë. Sot, në ndeshjen në Ferizaj, në fundin e pjesës së parë, futbollisti ynë Emir Zogaj gjatë një dueli me lojtarin kundershtarë pësoi një lëndim/tronditje! Emiri u dërgua me urgjencë në Spitalin e qytetit të Ferizajit, për trajtim dhe ekzaminimet e nevojshme, por fal Zotit gjendja e tij tani është e mirë, meqë rast do të vazhdoj rikuperimin e plotë në shtëpi. Falënderojmë edhe stafin mjeksor të FC Ferizaj për asistencën e tyre për stafin tonë shëndetsor. Të presim shpejtë edhe më të fortë, kampion”, shkruan Malisheva.
Ndeshja Ferizaj – Malisheva përfundoi 1-1./GazetaExpress/