Kur kanë mbetur edhe më pak se një orë deri në fillimin e “El Clasicos” mes Barcelonës dhe Real Madridit, tashmë janë publikuar edhe 11-shet startuese.
Dy trajnerët, Hansi Flick dhe Alvaro Arbeloa kanë bërë zgjedhjet e tyre, për ndeshjen e sontme, që luhet në “Camp Nou”, me fillim nga ora 21:00.
Ferran Torresi është vendosur në krye të sulmit, ndërsa Eric Garcia e nis si mbrojtës i djathtë në përballjen e sontme.
Ndërkohë, te Reali, në mungesë të Kylian Mbappes, është i riu Gonzalo Garcia që e nis nga fillimi, derisa edhe Aurelien Tchouameni është startues – pas përleshjes me Federico Valverden para disa ditësh.
Thibaut Courtois rikthehet pas lëndimit, dhe e nis nga fillimi në “Camp Nou”.
FORMACIONET E PLOTA:
BARCELONA: J. Garcia; E. Garcia, Martin, Cubarsi, Cancelo; Pedri, Gavi; Rashford, Olmo, Lopez; Torres.
REAL MADRID: Courtois; Alexander-Arnold, Rudiger, Huijsen, F. Garcia; Camavinga, Tchouameni; Vinicius, Bellingham, Diaz; Gonzalo./GazetaExpress/