U konfliktua me dy vëllezërit për një kanal, si u ekzekutua me kallashnikov 50-vjeçari në Dibër - Gazeta Express
string(94) "u-konfliktua-me-dy-vellezerit-per-nje-kanal-si-u-ekzekutua-me-kallashnikov-50-vjecari-ne-diber"

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2021 13:57

U konfliktua me dy vëllezërit për një kanal, si u ekzekutua me kallashnikov 50-vjeçari në Dibër

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2021 13:57

Një ngjarje e rëndë tronditi sërish Dibrën mëngjesin e sotëm ku një 50-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri në fshatin Katund i Ri në Luzni.

Bëhet me dije se viktima është Xhetan Konesha, 50 vjeç, banues në fshatin Luzni të Dibrës i cili u ekzekutua me kallashnikov.

Lexo Edhe:

Mësohet se Konesha fillimisht është konfliktuar me dy vëllezërit Altin dhe Muhamet Mera, për një kanal që ndante pronat e tyre.

Debati ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit dhe një prej vëllezërve Mera ka marrë kallashnikovin dhe e ka qëlluar Koneshën. Ky i fundit është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Pas ngjarjes së rëndë, Altin (Nurçe) Mera është vënë në pranga, ndërsa vëllai tjetër, Mehmet Mera 30 vjeç është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë policia e Dibrës ka nisur kontrollet dhe ka shpallur në kërkim vëllain tjetër Mehmet Mera.