U hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te futbollistet - Gazeta Express
string(68) "u-hodh-shorti-per-gjysmefinalet-e-kupes-se-kosoves-te-futbollistet-1"

U hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te futbollistet

Sport

Gazeta Express

19/04/2024 17:30

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Tërheqja u bë në praninë e Komisionit të Garave, Lindita Cena, kryetare, Valbona Gashi Uka e Agron Shosholli, anëtarë si dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë të garave.

Lexo Edhe:

Në bazë të shortit, në gjysmëfinale do të takohen Kosova VR – Malisheva dhe Mitrovica – Prishtina.

Ndeshjet zhvillohen më 30 prill, derisa skuadrat fituese kalojnë në finale.

/Gazeta Express/