U.D. Presidentja Albulena Haxhiu shkon në zyrat e VV'së në orët e mbrëmjes - Gazeta Express
string(72) "u-d-presidentja-albulena-haxhiu-shkon-ne-zyrat-e-vvse-ne-oret-e-mbremjes"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 22:13

U.D. Presidentja Albulena Haxhiu shkon në zyrat e VV’së në orët e mbrëmjes

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 22:13

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, është parë sonte tek hynte në lokalet e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton KosovaPress.

Kosova është para zgjedhjeve që do të mbahen më 7 qershor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të premten se 22 subjekte politike dhe tri koalicione janë regjistruar deri në përfundim të afatit në mesnatën e së enjtes për pjesëmarrje në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, të cilat vijnë si pasojë e shpërndarjes së Kuvendit nga dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, do të garojë sërish në një koalicion me partitë Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane.

Advertisement
Advertisement
Advertisement