U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, detaje nga rasti në Prishtinë - Gazeta Express
string(107) "u-arrestua-per-sulm-fizik-ndaj-nje-vozitese-dhe-kanosje-ndaj-vozitesit-tjeter-detaje-nga-rasti-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 9:52

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, detaje nga rasti në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

25/04/2024 9:52

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Prishtinë, ku një person me forcë e kishte futur në veturën e saj një grua, gjersa ka kanosur edhe një vozitës tjetër.

Rasti kishte ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 12:30.

Lexo Edhe:

I arrestuari dyshohet edhe për lëndim të lehtë trupor, ndërkaq i njëjti kishte dëmtuar edhe veturat.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte dëmtuar veturat e ankueses femër kosovare dhe të ankuesit mashkull kosovar, ku më pas ankuesen me forcë e kishte futur në veturën e saj, ndërsa ankuesin e kishte kanosur”, thuhet në raportin policor.