Tucheli me kritika ndaj FIFA-s, pas pezullimit të Jarrel Quansah - Gazeta Express
string(63) "tucheli-me-kritika-ndaj-fifa-s-pas-pezullimit-te-jarrel-quansah"

Futboll

Gazeta Express

11/07/2026 20:15

Tucheli me kritika ndaj FIFA-s, pas pezullimit të Jarrel Quansah

Futboll

Gazeta Express

11/07/2026 20:15

Thomas Tuchel ka kritikuar FIFA-n pasi pezullimi i Jarell Quansah u rrit nga një në dy ndeshje pas fitores së Anglisë ndaj Meksikës në Kupën e Botës.

Trajneri anglez zbuloi se nuk ka marrë asnjë shpjegim për këtë vendim, ndërsa skuadra e tij përgatitet për çerekfinalen ndaj Norvegjisë.

Tuchel bëri të ditur se Federata Angleze nuk është informuar pse pezullimi i Quansah u zgjat në dy ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në sfidën e 1/8 së finales kundër Meksikës.

Mbrojtësi u përjashtua nga loja pas ndërhyrjes së VAR-it në fillim të pjesës së dytë në stadiumin Azteca, pasi ndërhyri me taka lart ndaj Jesus Gallardos.

Normalisht, një karton i kuq i tillë do të sillte një pezullim prej një ndeshjeje, por dënimi u rëndua pasi ndërhyrja u klasifikua si lojë e rëndë dhe e rrezikshme.

Kishte spekulime se kritikat e Tuchelit ndaj arbitrimit pas ndeshjes mund të kishin ndikuar në vendimin e FIFA-s, por trajneri i Anglisë e mohoi këtë.

“Nuk besoj kështu”, tha ai kur u pyet nëse deklaratat e tij kishin ndikuar.

“As ne nuk kemi marrë ndonjë shpjegim.”

Tuchel kishte shprehur zemërimin e tij edhe menjëherë pas fitores ndaj Meksikës, duke vënë në dyshim nivelin dhe konsistencën e arbitrimit.

“Nuk është mjaftueshëm mirë. Gjyqtarët nuk janë në nivelin e duhur. As arbitrat e katërt nuk janë në nivelin e duhur”, deklaroi ai për “BBC”.

“Ky është realiteti. A ishte një gabim i qartë dhe i dukshëm rasti i penalltisë për Meksikën? Absolutisht jo, por VAR ndërhyri. Ata ndryshuan një situatë ku arbitri nuk kishte dhënë as faull. Kjo nuk është mjaftueshëm mirë”, shtoi ai.

Pavarësisht debatit rreth pezullimit të Quansah, Tuchel kërkon që skuadra të përqendrohet plotësisht te sfida ndaj Norvegjisë.

Ai vlerësoi karakterin që Anglia tregoi në atmosferën e vështirë të stadiumit Azteca, por theksoi se ende nuk është arritur asgjë.

“Mendoj se në ndeshjen e fundit hodhëm një hap të madh përpara, por ishte vetëm një hap”, tha Tuchel.

“Ne ende kemi uri, ende kemi ëndrra dhe ende kemi një objektiv të madh për të arritur. Hapi i radhës është të fitojmë çerekfinalen. E kemi lënë pas ndeshjen e kaluar. Marrim me vete gjërat pozitive dhe besimin që fituam, por gjithçka që ka rëndësi është ajo që na pret përpara”, e mbylli ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement