Tshimanga shpallet “MVP i Javës” në basketboll - Gazeta Express
string(44) "tshimanga-shpallet-mvp-i-javes-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

30/01/2024 15:19

Tshimanga shpallet “MVP i Javës” në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

30/01/2024 15:19

Vikendin që e lamë pas, ka përfunduar xhiroja e 19-të e Superligës në basketboll.

Sigal Prishtina e fitoi derbin ndaj Bashkimit në sekondat e fundit me rezultatin 84:83.

Lexo Edhe:

Fitore me rezultat po aq të ngushtë e arriti Trepça në udhëtim te Prizreni, 68:71.

Golden Eagle Ylli u rikthyer tek fitorja në udhëtim te Vëllaznimi, 56:63, derisa Peja fitoi ndaj Istogut, 80:53.

MVP i xhiros së 19-të është shpallur qendra e Trepçës Jordy Tshimanga, shkruan “Gazeta Express”.

Tshimanga e ka fituar çmimin “MVP i Javës”, i cili po ndahet këtë edicion për lojtarin më të mirë pas përfundimit të çdo xhiroje.

Tshimanga ishte më i merituari për fitoren e 12-të rresht të Trepçës, kontribuoi me “double-double” prej 18 pikëve e 15 kërcimeve dhe kishte indeksin më të lartë.

Po ashtu, Tshimanga është përfshirë edhe në pesëshen më të mirë, e cila përbëhet prej lojtarëve të huaj.

Në pesëshe kanë zënë vend edhe Derrick Wilson i Sigal Prishtinës, Will Daniels i Bashkimit, Larry Thomas i Pejës dhe Jalen Nesbitt i Golden Eagle Yllit.