Trumpi i pashpresë: Vështirë se mund t'i faktojmë mashtrimet në zgjedhje - Gazeta Express
string(70) "trumpi-i-pashprese-veshtire-se-mund-ti-faktojme-mashtrimet-ne-zgjedhje"

Trumpi i pashpresë: Vështirë se mund t’i faktojmë mashtrimet në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

29/11/2020 18:23

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se mund të jetë e vështirë për të që t’i paraqesë pretendimet e tij rreth manipulimit me vota në zgjedhjet presidenciale përpara Gjykatës së Lartë.

Trump shprehu dyshime rreth strategjisë së tij ligjore dhe se shpresat se ai do të mund ta kthente rezultatin e zgjedhjeve në favor të tij janë duke u zvogëluar, raportoi Reuters.

Lexo Edhe:

“Problemi është se është e vështirë të shkosh në Gjykatën e Lartë”, tha Trump sot në një intervistë telefonike për stacionin televiziv Fox News.