Trump thotë se Irani “do të rrihet keq” pas sulmeve që kishin në shënjestër forcat amerikane - Gazeta Express
string(90) "trump-thote-se-irani-do-te-rrihet-keq-pas-sulmeve-qe-kishin-ne-shenjester-forcat-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 15:23

Trump thotë se Irani “do të rrihet keq” pas sulmeve që kishin në shënjestër forcat amerikane

Lajme

Gazeta Express

29/07/2026 15:23

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, premtoi hakmarrje për një sulm me raketa nga Irani, i cili u interceptua nga forcat amerikane.

“Do t’i rrahim keq”, tha Trump për Fox News të mërkurën në mëngjes.

“Do t’i godasim fort. Do të rrihen keq”, tha ai.

Trump tha gjithashtu se SHBA-ja u koordinua me autoritetet irakiane përpara sulmeve të përbashkëta SHBA-Arabi Saudite kundër milicive shiite të mbështetura nga Irani në Irak.

Trump i quajti këto milici “kancer për botën” dhe nuk e përjashtoi mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të tjera kundër grupeve të lidhura me Iranin në rajon.

Advertisement
Advertisement
Advertisement