Trump nënshkruan marrëveshjen bashkë me Hotin e Vuciqin - Gazeta Express
string(55) "trump-nenshkruan-bashke-me-hotin-e-vuciqin-marreveshjen"

Gazeta Express

04/09/2020 17:48

Trump nënshkruan marrëveshjen bashkë me Hotin e Vuciqin

Gazeta Express

04/09/2020 17:48

Me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, raporton Gazeta Express.

Tashmë janë publikuar fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjeve, ku shihet presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq.

Lexo Edhe:

Gazeta Express dhe T7 ka raportuar se marrëveshjet janë nënshkruar në mes të SHBA’së dhe të dyja shteteve si marrëveshje të veçanta.

Deri më tani nuk është bërë e ditur përmbajtja e marrëveshjeve, mirëpo, karakteri i tyre është ekonomik.

Sic ka raportuar Gazeta, bëhet fjalë për marrëveshje që shkojnë në investime deri në 13 miliardë dollarë për Kosovën dhe Serbinë.