Trump e konfirmon që SHBA do t'ia japë licencën Ukrainës për prodhimin e sistemit mbrojtës "Patriot", tregon nëse do ta vizitojë Kijevin - Gazeta Express
string(132) "trump-e-konfirmon-qe-shba-do-tia-jape-licencen-ukraines-per-prodhimin-e-sistemit-mbrojtes-patriot-tregon-nese-do-ta-vizitoje-kijevin"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2026 16:36

Trump e konfirmon që SHBA do t’ia japë licencën Ukrainës për prodhimin e sistemit mbrojtës “Patriot”, tregon nëse do ta vizitojë Kijevin

Lajme

Gazeta Express

08/07/2026 16:36

Presidenti Donald Trump e ka konfirmuar sot se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës një licencë për raketat Patriot, pasi tha se si Rusia ashtu edhe Ukraina duan që lufta të zgjidhet.

“Do t’ju japim një licencë për të prodhuar raketa Patriot. Kjo është shumë interesante. Në këtë mënyrë, nuk mund të ankoheni se nuk po u japim mjaftueshëm”, ka deklaruar Trump në një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në samitin e NATO-s në Ankara.

“Është një armë mbrojtëse, të cilën më pëlqen më shumë sesa një armë sulmuese”, tha Trump.

Zelensky është lutur vazhdimisht për interceptorët e prodhuar në SHBA, e vetmja armë në arsenalin e Ukrainës që mund të rrëzojë predhat balistike.

Trump është pyetur edhe nëse do ta vizitojë Ukrainën. Ai s’ka përjashtuar një mundësi të tillë, duke deklaruar se më përpara do dëshironte t’i jepte fund luftës./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement