Një ngjarje e rëndë e ka tronditur atmosferën rreth Kombëtares së Iranit gjatë Botërorit 2026.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, një trup i pajetë është gjetur në afërsi të qendrës stërvitore ku është akomoduar përfaqësuesja iraniane në Tihuana të Meksikës, përcjell “Gazeta Express”.
Autoritetet lokale i kanë nisur menjëherë hetimet për t’i sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna që ta lidhin incidentin me ekipin kombëtar të Iranit apo me anëtarët e delegacionit.
Lajmi ka shkaktuar shqetësim dhe e ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, veçanërisht për shkak të tensioneve që po e shoqërojnë praninë e Iranit në turne.
Megjithatë, burimet zyrtare kanë bërë të ditur se aktiviteti i skuadrës vazhdon normalisht dhe se lojtarët po përgatiten për ndeshjet e tyre sipas programit.
Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa priten informacione të reja në orët në vijim. /Gazeta Express