Në kuadër të javës së 15-të të ProCredit Superligës, Trepça shënoi një fitore të madhe ndaj GO+ Pejës, duke triumfuar 98:61 në një ndeshje që dëshmoi dominimin e vendasve.
Ndeshja filloi me mysafirët që morën avantazhin 5:12, por vendasit u rikthyen shpejt, duke ngushtuar diferencën në 17:18 pas çerekut të parë.
Në periudhën e dytë, Trepça tregoi fuqinë e saj, duke fituar 34:17 dhe duke shkuar në pushim me shifrat 51:35. Në çerekun e tretë, “Xehetarët” dy herë arritën deri në 30 pikë epërsi, ndërsa në fund e ngritën edhe më shumë diferencën për një fitore të thellë 98:61.
Te vendasit, më të dalluarit ishin Batin Tuna me 21 pikë dhe 6 kërcime, Mustapha Amzil me 20 pikë dhe 10 kërcime, si dhe Kenneth Hasbrouck me 17 pikë dhe 7 asistime.
Te mysafirët, më i mirë ishte Alan Herndon me 11 pikë dhe 12 kërcime.
Me këtë fitore, Trepça ruan vendin e parë me 12 fitore dhe 3 humbje, ndërsa GO+ Peja qëndron në pozitën e pestë me 8 fitore dhe 7 humbje. /GazetaExpress