string(55) "trepca-ska-te-ndalur-fiton-ndaj-vellaznimit-ne-minatori"

Trepça s’ka të ndalur, fiton ndaj Vëllaznimit në “Minatori”

Sport

Gazeta Express

21/01/2024 20:53

Trepça ka regjistruar fitoren e 11-të radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit triumfuan sonte ndaj Vëllaznimit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në elitë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën sportive “Minatori” përfundoi me rezultatin 88:79.

Darnell Edge me 22 pikë ishte më i dalluari te “Xehetarët”. Ai u ndihmua nga Kevin Bracy-Davis me 17 pikë dhe Dardan Kapiti me 16 sosh.

Te gjakovarët u dallua Samuel Sessoms me 21 pikë.

Trepça tani numëron 16 fitore dhe dy humbje në Superligë, duke udhëhequr në tabelë me 34 pikë.

Vëllaznimi, që është i pesti në tabelë me 26 pikë, tani ka bilanc prej tetë fitoreve dhe dhjetë humbjeve. /Gazeta Express/