Trepça po e shijon trofeun e Kupës, synon suksese të reja - Gazeta Express
string(56) "trepca-po-e-shijon-trofeun-e-kupes-synon-suksese-te-reja"

Trepça po e shijon trofeun e Kupës, synon suksese të reja

Basketboll

Gazeta Express

20/02/2023 15:15

Trepça u konfirmua mbrëmë “mbretëreshë” e Kupës së Kosovës, trofe të cilin e fitoi për herë të dytë radhazi.

Mitrovicasit e mposhtën Sigal Prishtinën me rezultat 74:66 në një ndeshje dramatike deri në minutat e fundit, të zhvilluar në Rahovec.

Lexo Edhe:

Kryesia e “Xehetarëve” i ka falënderuar të gjithë ata që e ndihmuan këtë klub në arritjen e këtij suksesi madhështor, e veçanërisht tifozët “Torcida”.

Ndërkohë, kryesia, e drejtuar nga kryetari Vullnet Sefaja, zotohet se do të punojë fort që qytetit buzë Ibrit t’i sjell edhe suksese të reja, duke e përfshirë këtu edhe titullin e kampionit të Kosovës, objektiv ky i ekipit Gjelbër e Zi qysh këtë sezon.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e klubit mitrovicas në rrjetet sociale. /Gazeta Express/