Trepça është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit triumfuan 72:59 ndaj Yllit në gjysmëfinalen e parë.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë nisi e përfundoi me dominimin e Trepçës, shkruan Gazeta Express.
Ylli pati periudhën më të mirë në çerekun e dytë, duke u afruar në tri pikë, por nuk arriti të mbante ritmin.
Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Drilon Hajrizi.