Trepça merr fitore të rëndësishme - Gazeta Express
string(33) "trepca-merr-fitore-te-rendesishme"

Gazeta Express

29/02/2020 21:57

Trepça merr fitore të rëndësishme

Gazeta Express

29/02/2020 21:57

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë, duke e mundur Feronikelin me rezultat 71:62 (24:20, 12:19, 16:7, 19:16) në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit e nisën më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 24:20. Në periodën e dytë, mysafirët u treguan skuadër më e mirë në fushë, duke fituar 12:19, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 36:39 për mysafirët. Por, në pjesën e dytë, ‘Xehetarët’ ishin më të mirë për të fituar në periudhën e tretë 16:7 dhe atë të fundit 19:16, duke triumfuar në fund 71:62.

Lexo Edhe:

Dj Hanes ishte më i dalluari te Trepça me 23 pikë, tri kërcime e tri asistime, kurse te Feronikeli, më i miri në parket ishte Tavarion Nix me 17 pikë e shtatë kërcime.

Trepça tani ka gjashtë fitore dhe 17 humbje, kurse Feronikeli pesë fitore dhe 18 humbje. /gazeta Express/