Trepça me fitore bindëse ndaj Istogut - Gazeta Express
string(37) "trepca-me-fitore-bindese-ndaj-istogut"

Basketboll

Gazeta Express

03/03/2024 19:11

Trepça me fitore bindëse ndaj Istogut

Basketboll

Gazeta Express

03/03/2024 19:11

Trepça ka shënuar fitore të thellë ndaj Istogut me rezultat 140:48 (31:9, 44:12, 41:11, 24:16), në javën e 22-të të Superligës.

Ndeshja në fakt nuk kishte histori, ku mitrovicasit dominuan nga fillimi deri në fund. Istogu pas Kupës ka larguar lojtarët e huaj dhe të gjitha forcat i ka përqendruar te vendorët. Nga fillimi epërsia e mitrovicasve u rrit minutë pas minute duke triumfuar në fund, 140:48.

Shtatë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te vendasit, derisa indeksin më të lartë e kishte Devonte Upson 37, duke e mbyllur ndeshjen me 23 pikë, nëntë kërcime e katër asistime, kurse te mysafirët, Donat Rexhepi e mbylli ndeshjen me 18 pikë e tetë kërcime.

Trepça është lidere me 20 fitore e dy humbje, kurse Istogu i fundit me një fitore e 21 humbje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement