Gjatë natës së mbrëmshme, Trepça ka bërë hap të madh drejt ‘’Play Off-it’’, pas fitores ndaj Prishtinës.
Ndeshja në “Minatori” që i takoi xhiros së 21-të e fituan mitrovicasit me rezultat 36:28.
Skuadra vendase nisi më mirë ndeshjen dhe ishte në epërsi në pjesën e parë, deri pak minuta para fundit. Pas epërsisë 15:14 të mysafirëve, pjesa e parë përfundoi 15:15.
Fillimi i pjesës së dytë ishte i barabartë, por më pas Trepça nisi shkëputjen për ta mbyllur ndeshjen me epërsi bindëse.
Shpëtim Mehmeti ishte më efikasi me 9 gola, kurse nga 8 i realizuan Muhamet Dubovci e Yassine Henahen.
Te Prishtina, Enis Kuleta i realizoi 7 gola, kurse 6 i kishte Vladyslav Napadailo.
Trepça është e treta me 26 pikë, kurse ka një ndeshje më pak të luajtur. Prishtina është e pesta me 18 pikë.