Trepça e shkel Yllin - Gazeta Express
string(20) "trepca-e-shkel-yllin"

Sport

Gazeta Express

18/03/2021 20:01

Trepça e shkel Yllin

Sport

Gazeta Express

18/03/2021 20:01

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme, duke mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim 72:96 (21:28, 18:21, 14:26, 19:21), në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar deri në 1:45 minuta nga fundi i kësaj pjese, kur mysafirët nga 20:18, hyn në një seri prej 0:10, duke përfunduar këtë pjesë në të mirë të tyre 21:28. Perioda e dytë ishte e barabartë, me vendasit që nuk arrinin të ngushtonin shifrat, kurse mysafirët me një treshe të bukur nga Ivan Koljeviq përfunduan pjesën e parë në të mirë të tyre 39:47.

Lexo Edhe:

Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar epërsinë deri në 24 pikë, 43:67, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:75. Në 10 minutat e fundit, Trepça menaxhoi mirë epërsinë, madje duke e thelluar në 61:90, ndërsa triumfoi në fund 72:96.

Te vendasit u dalluan Lg Gill me 22 pikë e 8 kërcime, kurse nga 17 pikë shtuan Erjon Kastrati me Mitchell Wilbekin, derisa te mysafirët më të mirët ishin Ivan Koljeviq me 26 pikë, 6 kërcime e 15 asistime, Dino Butorac me 22 pikë dhe Stavros Toutzaiarkis me 14 pikë e 8 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 15 fitore dhe 9 humbje, ndërsa Trepça 10 fitore dhe 14 humbje, duke u renditur në vendin e gjashtë.