Trendet e flokëve, çka pëlqejnë të rinjtë - Gazeta Express
string(40) "trendet-e-flokeve-cka-pelqejne-te-rinjte"

Trendet e flokëve, çka pëlqejnë të rinjtë

Gazeta Express

18/12/2019 14:34

Shumica e njerëzve vuajnë nga komplekset sa i përket pamjes së jashtme.

Gazetar: Liridon Spahiu

Lexo Edhe:

E kur është fjala për flokët vëmendja nuk është më pak e rëndësishme, sidomos nëse përmes tyre ka diçka më shumë që duam t’ua tregojmë të tjerëve.

Kur vie fjala për të zgjedhur ndonjë stil të përshtatshëm të flokëve është e vështirë të mos kesh dilema për të duhurin sepse të gjithë dëshirojnë të jenë në hap me trendët e fundit.

Hair-artisti Art Bylykbashi thotë se në Kosovë, të rinjtë kanë evoluar mjaftë shumë sa i përket stilit të flokëve.

Ndërkaq në anën tjetër Alban Abdullahu, i cili këtë zanat e ka trashëguar nga gjyshi dhe i ati i tij thotë se trendin e bën vet personi sepse sipas tij ka shumë rëndësi se si ndihet personi me atë stil të flokëve që ka.

Padyshim, se femrat janë ato të cilat kujdesen për flokun dhe mënyrën se si ti mbajnë ato deri në detajin e fundit. Por, kohëve të fundit sipas Artit janë meshkujt ata të cilët po i kushtojnë rëndësi më shumë flokëve.

“Fade”, sipas tij është stili më i kërkuar nga meshkujt kohëve të fundit.

Gjatë verës që lam pas, meshkujt kanë eksperimentuar shumë sa i përket ngjyrës së flokëve. Por cilat mosha kanë qenë ne “IN”, me këtë trend.

Përveç në lëkurë, dimri ndikon negativisht edhe në cilësinë e flokëve. Ajri i ftohtë jashtë, kundër ajrit të nxehtë dhe të thatë në ambientet e mbyllura, ndikon negativisht mbi cilësinë dhe shkëlqimin e flokëve.

Bylykbashi jep disa këshilla se si të kujdesemi për flokun gjatë kësaj stine.

Sidoqoftë, gjeni stilin tuaj dhe bëhuni më kreativ pa asnjë limit./#gjesi/